Presidentja Osmani uron: Pashkët ringjallin shpresën për ditë më të mira - NACIONALE

Presidentja Osmani uron: Pashkët ringjallin shpresën për ditë më të mira

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar besimtarët katolikë me rastin e festës së Pashkëve.

Ajo ka thënë se Pashkët ringjallin shpresën për ditë më të mira.

“Festa e Pashkëve personifikon dashurinë dhe sakrificën për njerëzimin. Pashkët ringjallin shpresën për ditë më të mira, drejt një të ardhmeje me besim e shpresë, ndaj uroj që secila familje të rrethohet nga dashuria, paqja dhe gëzimi! Festa e Pashkëve shpërfaqë dashurinë, tolerancën dhe zemërgjerësinë, të cilat populli ynë i kultivon në vazhdimësi”, ka thënë ajo.

“Le të na sjellin Pashkët shpresë, mirësi e begati për mbarë kombin shqiptar! Gëzuar për shumë mot Pashkët!”, thuhet në urim.

Për festën e pashkëve kanë uruar edhe liderët e tjerë të institucioneve e ata të partive politike.

Lajme të ngjashme