Presidentja Osmani të hënën viziton Shqipërinë, kjo është agjenda
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë javës se ardhme do të zhvillojë një vizitë dy-ditore në Shqipëri. Gjatë vizitës, e cila do të fillojë të hënën, Osmani do të takohet me krerët më të lartë të shtetit.
Fillimisht, ajo do të pritet nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.
Ceremonia e pritje do të zhvillohet në ora 10:00.
Pas takimit pritet të ketë edhe konferencë të përbashkët për medie, e cila do të bahet në ora 11:40.
Përgjatë qëndrimit në Shqipëri, Presidentja Osmani ka parashikuar edhe takime të tjera të nivelit të lartë, raporton TCh.