Osmani takon ambasadorin Rohde - diskutohet për zhvillimet e fundit në vend - NACIONALE

Osmani takon ambasadorin Rohde - diskutohet për zhvillimet e fundit në vend

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka takuar sot ambasadorin gjerman Jorn Rohde.

Sipas deklaratës së Presidencës, Osmani dhe Rohden thuhet se kanë folur për ngjarjet e fundit në vend dhe për dialogun me Serbinë.

"Me ambasadorin Rohde, Presidentja Osmani ka diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe për dialogun me Serbinë. Presidentja Osmani nënvizoi përkushtimin e vazhdueshëm të institucioneve të Republikës së Kosovës për procesin e dialogut të përqendruar në njohjen e ndërsjellë, përkushtimin për paqe, siguri dhe sundimin e ligjit në gjithë territorin e Republikës." -thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme