Presidentja Osmani takohet me kancelarin Scholz: Diskutim për integrimin e Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka takuar kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz.
Takimi është zhvilluar në Samitin e Londrës.
Osmani ka bërë të ditur se kanë diskutuar për integrimin eruoatlantik të Kosovës.
“Diskutim i rëndësishëm me Kancelarin Scholz në kuadër të Samitit të Liderëve të EPC-së, lidhur me angazhimin tonë të përbashkët për integrimin euroatlantik të Kosovës”, thuhet në postimin e Osmanit.