Presidentja Osmani shkon në Austri, merr pjesë në Forumin e Alpbachut
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të marrë pjesë në Forumin Evropian Alpbach në Austri.
Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Presidenca që thotë se presidentja tashmë ka udhëtuar. Kjo e fundit madje edhe ka postuar fotografi nga udhëtimi.
Siç njofton Presidenca, Osmani do të flas në panelin kryesor në hapje të këtij Forumi.
E Forumi njoftohet se do të fokusohet “në rishikimin e politikës aktuale të zgjerimit, adresimit të sfidave aktuale politike dhe të sigurisë, si dhe avancimin e Kosovës në rrugën drejt integrimit evropian.”
Forumi Evropian në Alpbach për çdo vit mbledhë figura të ndryshme nga bota e politikës, biznesit, shoqërisë civile, kulturës dhe shkencës.