Presidentja Osmani pas takimit me Chollet-in: Diskutuam zhvillimet e fundit në rajon
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkruar në Twitter pas takimit që ka pasur me nënsekretarin Derek Chollet dhe pjesën tjetër të delegacionit amerikan që po qëndron sot në Kosovë.
“E gëzuar që mirëprita një delegacion të nivelit të lartë nga qeveria e ShBA-ve, të udhëhequr nga nënsekretari Derek Chollet. Diskutuam zhvillimet e fundit në rajonin tonë dhe theksuam rëndësinë parësore të angazhimit amerikan. Mbetemi të përkushtuar në forcimin e aleancës së hekurt Kosovë-ShBA,” – shkroi znj. Osmani në një postim ku ndau edhe disa fotografi.
Menjëherë pas Osmanit, Chollet i shkoi në takim edhe kryeministrit të Kosovës, z. Albin Kurti.
Chollet do të takohet më pas edhe me liderët opozitarë.
Delighted to welcome a high-level delegation from the U.S. Government, led by @CounselorDOS Chollet.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) January 11, 2023
Discussed recent developments in our region & emphasized the paramount importance of increased U.S. engagement.
We remain committed to strengthening the 🇽🇰-🇺🇸 ironclad alliance. pic.twitter.com/QOnFaLSGit
Kujtojmë se z. Chollet kishte bërë bujë të madhe në vendin tonë pasi kishte telefonuar presidentin serb Aleksandër Vuçiq me të cilin kishte ndarë "zhgënjimin e tij me Kosovën".
