Presidentja Osmani dekreton 24 prokurorë të rinj - NACIONALE

Presidentja Osmani dekreton 24 prokurorë të rinj

1 vit më parë

nga NACIONALE

Me propozim të Këshillit Prokurorial të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani sot ka dekretuar 24 prokurorë të rinj.

Në njoftimin për media të Presidencës është treguar se pothuajse gjysma prej tyre janë gra.

“Në ceremoninë e betimit para Presidentes së Republikës, prokurorët e rinj janë betuar se: “do t’i qëndrojnë besnik Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe do të respektojnë rregullat e etikës profesionale”. Presidentja Osmani ndër të tjera ka theksuar rëndësinë e integritetit, pavarësisë, paanshmërisë dhe profesionalizmit të prokurorëve, si elemente thelbësore për një sistem që garanton drejtësi për të gjithë qytetarët e Kosovës, dhe njëkohësisht u ka bërë thirrje prokurorëve të rinj që të mos kenë kompromis ndaj krimit dhe korrupsionit”, është thënë në njoftimin e Presidencës.

Lajme të ngjashme