Presidentja e KE-së: Kosova ta pranojë draftin e Asociacionit, Serbia njohjen de-facto - NACIONALE

Presidentja e KE-së: Kosova ta pranojë draftin e Asociacionit, Serbia njohjen de-facto

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka qëndruar të hënën në Kosovë, ku në konferencë për medie pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar nga Kosova që të zbatojë Asociacionin dërsa Serbia ta njohë de-facto Kosovën.

Ajo ka thënë se në qendër të diskutimit për heqjen e masave është edhe çështja e draft-statutit, i cili sipas saj, është hap i rëndësishëm për normalizimin e raporteve mes dy vendeve.

Ajo që kam biseduar me presidenten, dhe që do ta bisedoj edhe me kryeministrin është se çfarë mund të bëjmë për të hequr masat. Këtu është çështja e draft-statutit në qendër të diskutimeve dhe praktikisht është një hap i rëndësishëm përpara në normalizimin e raporteve midis Kosovës dhe Serbisë. Është krucial dhe sigurisht që do të hapë derën për të pasur qasjen në planin e rritjes. Po punojmë në këtë drejtim. Këtu na duhen të dyja palët të bëjnë pjesën e tyre, por është po ashtu kruciale që jo vetëm të ketë shtensionim të situatës por edhe të lëvizet në rrugën drejt BE-së.” – ka thënë ajo, siç shkruan REL.

Von der Leyen po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë, ku tashmë ka filluar takimin me kryeministrin, Albin Kurti.

Lajme të ngjashme