Presidenti i Shqipërisë për kidnapimin e policëve: Akt i rëndë provokativ
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas kidnapimit të tre policëve të Kosovës nga ana e policisë serbe në kufirin në veri.
Ai ka bërë thirrje që të lirohen menjëherë policët.
“E dënoj me forcë këtë akt dhe i bëj thirrje autoriteteve serbe për lirimin e efektivëve kosovarë.” – ka thënë ai.
Begaj ka bërë thirrje edhe ndaj SHBA-së dhe BE-së për këtë situatë.
“Një thirrje vëllazërore e bëj sërish për autoritet e Kosovës për të mos rënë pre e provokimeve dhe për të dhënë kontributin e tyre për çtensionimin e situatës. Koordinimi me ShBA dhe BE për rikthimin në tryezën e dialogut është tepër i rëndësishëm.” – ka thënë ai.
