Presidenti i Kroacisë: Në bazën ku u stërvit grupi serb nuk mund të futesh pa aprovimin e dikujt - NACIONALE

Presidenti i Kroacisë: Në bazën ku u stërvit grupi serb nuk mund të futesh pa aprovimin e dikujt

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq tha se Serbia “duhet t’i japë disa përgjigje” për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, në veri të Kosovës.

Milanoviq tha në një konferencë të përbashkët për media me presidenten Osmani, se në bazën e ushtrisë serbe ku u dëshmua se është stërvitur grupi terrorist duhet aprovim për t’u futur.

“Për t’u futur aty brenda, duhet të kesh aprovimin e dikujt”, tha ai.

Milanoviq theksoi se “armët, trajnimet, xhirimet që kanë lënë, të gjitha këto gjëra kanë mbetur në dispozicion të Kosovës”.

Presidenti kroat tregoi se si Kroacia arriti të luftojë dhe të triumfojë ndaj Serbisë përgjatë historisë, “natyrisht me çmim shumë të madh”.

“Janë krijuar shumë vrasje, gjëra të ndryshme, komplote”, tha ai ndër tjerash.

Lajme të ngjashme