Presidenti Begaj: Ky është amaneti që na ka lënë Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari - NACIONALE

Presidenti Begaj: Ky është amaneti që na ka lënë Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në 15-vjetorin e shpalljes se Pavarësisë së Kosovës, presidenti shqiptar Bajram Begaj po realizon një vizitë zyrtare në Kosovës.

Ai sot bashkë me liderët institucionalë tw Kosovws ka bërë homazhe në kompleksin Adem Jashari në Prekaz.

Pas homazhe, ai ka thënë se kjo është trashëgimia që ka lënë ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova dhe komandanti legjendar Adem Jashari.

Ky është amaneti dhe trashëgimia që na ka lënë Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari. 15 vite ne kemi parë lindjen dhe rritjen e shtetit të Kosovës. Besoj së rrugëtimi i jonë është përpara, rrugëtimi euroatlantik. Shumë faleminderit të gjithëve. Kënaqësi që jam sot këtu”, ka thënë Begaj.

Lajme të ngjashme