Presidentes i del videoja: Nuk është shkencë raketore - kur miratohet buxheti, shëndetësia të jetë prioritet mbi prioritete
Tashmë është konfirmuar se presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i është nënshtruar një operacioni në një spital privat. Kjo ka shkaktuar shumë reagime në Facebook, për shkak të shpërfilljes së shëndetësisë publike. Por çka deklaronte presidentja Osmani?
Në një deklaratë që po i publikohet vazhdimisht në rrjete sociale, presidentja dëgjohet duke i thënë fjalët në vijim:
“Pra nuk është shkencë raketore. Janë kërkesa të realizueshme, të cilat mund të realizohen, kur ka vullnet politik. Siç e thashë, kur miratohet buxheti, duhet prioritet mbi prioritete ta vendosim shëndetësinë.”
Duhet kujtuar se Kosova nuk ka tash e një kohë as ministër të Shëndetësisë. Ndërkohë problemet në shëndetësinë publike vijojnë të mbesin të theksuara.
Shumë përcjellës të zhvillimeve në shëndetësi thonë që shëndetësia publike po rrezikohet seriozisht nga ikja e mjekëve.
Raportimi fillestar i Nacionales
Nacionale raportoi mbrëmë se presidentja Osmani ishte shtrirë për t’u operuar në spitalin Aloka.
Ajo do të hiqte gurët në idhëz, një operim që do të mund ta bënte edhe në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Kjo ka shkaktuar shumë reagime nga figura të ndryshme publike, që e kanë kritikuar presidenten për shpërfilljen e shëndetësisë publike, por edhe për mënyrën e heshtur se si e kishte ndërmarrë këtë veprim.
Raportimi LIVE.

