President Zelenskiy shtron iftarin e parë 'zyrtar', denoncon Rusinë për trajtimin e myslimanëve - NACIONALE

President Zelenskiy shtron iftarin e parë 'zyrtar', denoncon Rusinë për trajtimin e myslimanëve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, ka njoftuar pardje se Ukraina do të fillonte një traditë të re të shtrimit të iftarit gjatë muajit të Ramazanit.

Në islam, iftari është ushqimi që hahet për të thyer agjërimin gjatë muajit të shenjtë.

Zelenskiy njoftoi se kishte marrë pjesë në iftarin e parë “zyrtar” më 7 prill, me shërbyes, diplomatë dhe ushtarë myslimanë, gjatë të cilit ka falenderuar komunitetin musliman për mbrojtjen e Ukrainës.

“Dhe me këtë, ne tregojmë se Ukraina vlerëson çdo person, vlerëson çdo komunitet,” – u shpreh z. Zelenskiy duke shtuar se “diversiteti ishte pjesë e karakterit të Ukrainës.”

Ai po ashtu kritikoi trajtimin e muslimanëve në Krime nga Rusia.

“Përpjekjet e Rusisë për ta skllavëruar Ukrainën dhe popujt tjerë në Evropë nisi pikërisht nga okupimi i Krimesë, pikrësisht nga shtypja në Krime kundër ukrainasve dhe lirisë së tatarëve krimeas, kundër muslimanëve krimeas,”u shpreh ai.

Lajme të ngjashme