Presidenca: Osmani s'ka pranuar kërkesë nga Abdixhiku për takim - NACIONALE

Presidenca: Osmani s'ka pranuar kërkesë nga Abdixhiku për takim

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenca i kanë thënë KOHËS se Osmani nuk ka pranuar asnjë propozim për takim nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Më tej është bërë me dije se Osmani është e gatshme për të pritur liderë institucionalë dhe përfaqësues të partive politike për të diskutuar rreth interesave shtetërore të vendit.

“Presidentja Osmani deri tashti nuk ka pranuar asnjë kërkesë për takim. Pavarësisht kësaj, dera e institucionit të Presidencës vazhdon të jetë e hapur për liderë institucionalë dhe parti politike, në funksion të mbrojtjes së interesit shtetëror”, kanë deklaruar nga Presidenca për KOHËN.

Lajme të ngjashme