Presidenca njofton shkurt, Qeveria jep më shumë detaje: Çka diskutuan Osmani dhe Kurti në takimet me shefin e CIA-s?
Drejtorin i CIA-s, William Burns, dje dhe sot ka takuar presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti. Pas takimit me zyrtarin e lart amerikan, nikoqirët kanë treguar se çka është biseduar në takime.
Presidentja Osmani ka treguar shumë pak për takimin, kurse Qeveria ka dhënë më shumë detaje.
E para e vendit ka bërë me dije se ka qenë kënaqësi të takohet me ambasadorin Burns.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se aleanca me ShBA-të është garancë për siguri dhe paqe.
“Aleanca me Shtetet e Bashkuara, garancë për siguri, paqe e sukses! Kënaqësi që mirëprita dje në Republikën e Kosovës Shefin e Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), Ambasadorin Ëilliam Burns.”, ka shkruar Osmani, e cila zyrtarin amerikan e ka takuar dje.
Kurse, njoftimi i Zyrës së Kryeministrit ka qenë më i gjatë.
Në njoftimin për media të kësaj zyra vizita e shefi të CIA-së vlerësohet si historike.
“Kjo vizitë përfaqëson një moment të rëndësishëm historik në marrëdhëniet bilaterale Kosovë – ShBA, ku u theksua përkushtimi i Qeverisë dhe institucioneve të sigurisë dhe inteligjencës së Kosovës, me në krye AKI-në, për të avancuar bashkëpunimin me CIA-n. Vizita historike e Drejtorit të CIA-s, z. Ëilliam Burns, në Kosovë, vlerësohet lartë nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Ajo është dëshmi e marrëdhënieve të forta dhe të qëndrueshme midis dy shteteve dhe është një mundësi e artë për të thelluar bashkëpunimin strategjik, për paqen dhe sigurinë në rajon dhe më gjerë”, është thënë në njoftimin e Qeverisë.
Më tej, thuhet se Kurti e ka falënderuar zyrtarin e lart amerikan për vizitën dhe mbështetjen e ShBA-së për Kosovën.
“Kryeministri Kurti e falënderoi Drejtorin e CIA-s për mbështetjen e vazhdueshme dhe shprehu përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët, duke e njoftuar atë që vlerat amerikane, që ndërlidhen me demokracinë, sundimin e rendit dhe ligjit dhe orientimet e palëkundura Euroatlantike, do të mbeten shtyllat qendrore të qeverisjes së mirë e demokratike në Kosovë”, është thënë në njoftim.
Ndërsa, në pjesën e fundit të njoftimit tregohet se kryeministrin mysafirin e ka njoftuar edhe për rritjen ekonomike që e ka përjetuar Kosova.
“Kryeministri Kurti e njoftoi Drejtorin Burns me rritjen dhe zhvillimin ekonomik si dhe progresin shoqëror e demokratik të Kosovës, duke theksuar që të gjitha sfidat e brendshme të sigurisë po menaxhohen suksesshëm me forcën e ligjit të drejtë të shtetit tonë demokratik. Në këto tri vitet e fundit, ai shtoi që Bruto Produkti Vendor i Kosovës është rritur për 33% kurse buxheti shtetëror për 35%, me ç’rast 11.1% (apo 1/9) e buxhetit vjetor i dedikohet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Mbrojtjes”, është thënë në njoftim.
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka mirëpritur takimin e shefit të CIA-s, Ëilliam Burns, me presidenten dhe kryeministrin.
Ai ka bërë me dije se takimi i zyrtarit të lart amerikan me liderët institucionalë të Kosovës është lajm i mirë.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se institucionet e Kosovës duhet të qëndrojnë të palëkundura për aleancën me Amerikën.
“Të nderuar qytetarë të Kosovës, Vizita e drejtorit të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës z. Burns në Kosovë, është nder i madh për Kosovën dhe lajm i mirë për sigurinë tonë. Për ne, është jetike integrimi në familjen euroatlantike, dhe aleanca me Amerikën është e përjetshme. Institucionet e Kosovës duhet të qëndrojnë të palëkundura për aleancën me Amerikën. Takimet e drejtorit z. Burns me udhëheqësit e institucioneve, janë lajm i mirë për Kosovën. Sa i përket Kurtit dhe agjendës së tij, i’a lëmë kohës ta dëshmojë, por askush nuk mund ta rrezikojë aleancën e Kosovës me Amerikën. Ajo është e përjetshme dhe jetike.”, ka shkruar Haradinaj.