Presidenca e Malit të Zi kërkon shkarkimin e zëvendëskryeministrit Gjeloshaj: Kërcënoi presidentin - NACIONALE

Presidenca e Malit të Zi kërkon shkarkimin e zëvendëskryeministrit Gjeloshaj: Kërcënoi presidentin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zyra e presidentit të Malit të Zi ka bërë të ditur se zëvendëskryeministri Nik Gjeloshaj e ka kërcënuar presidentit e këtij shteti, Jakov Millatoviq.

Përmes një dekorate për media, Presidenca e Malit të Zi ka treguar se kërcënimet në formë mesazhesh të papërshtatshme kanë ardhur pasi presidenti malazez e ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend Ligjin për Tatimin mbi Pasurinë e Paluajtshme, shkruan Danas.

Sipas kësaj deklarate, kabineti i presidentit ka kërkuar nga kryeministri Millojko Spajiq që të shkarkojë zëvendëskryeministrin NIk Gjeloshajn.

“Për këto konteste ka mospajtime rreth llogaritjes së paligjshme të taksës vjetore në pronë të paluajtshme që Komuna e Tuzit e ka arkëtuar përmes ngrirjes së llogarive. Kompania Plantacionet është detyruar të kërkojë drejtësi dhe kthimin e fondeve përmes gjykatave. Këto procedura zvarriten me vite dhe të gjitha vendimet që janë marrë nga Gjykata Administrative për apelet e kompanisë, tashmë kanë qenë në të mirë të saj”, është thënë në deklaratën e Presidencës.

Lajme të ngjashme