Presidenca e Kosovës: Vlerësimi për shtyrjen e zgjedhjeve në veri u takon institucioneve të vendit
Dje në veri të vendit, ka pasur shpërthime si dhe pati eskalime të situatës.
Këshilltari për media i presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina në një përgjigjie për Gazetën Express ka folur si përket mundësisë së shtyrjes së këtyre zgjedhjeve. Ai ka thënë se kjo u takon institucioneve duke u bazuar në kriteret specifike.
“Vlerësimi për shtyrjen e datës së zgjedhjeve i takon institucioneve të Republikës së Kosovës në bazë të kritereve specifike. Sipas praktikës së deritanishme, Presidenca mund të vihet në veprim vetëm pas vlerësimit të tillë nga institucionet kompetente të sigurisë dhe pranimit të kërkesës për shtyrjen e zgjedhjeve nga KQZ-ja”, ka thënë Kupina.
Kupina tutje ka thënë se presidenca është në kontakt të vazhdueshëm ndërinstitucional dhe nëse vjen një kërkesë për shtyrjen e zgjedhjeve, sipas praktikave të Komisionit të Venedikut, Presidentja Osmani do t`i ftoj subjektet politike për konsultime dhe më pas do ta marrë vendimin.
