“Prej kur keni filluar ta ruani prerjen e pyllit me ushtarë të armatosur?”, krejt çka dihet për provokimin serb me ushtri
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti të shtunën mbrëma ka “ngritur alarmin” se ushtria sebe ka provokuar sërish duke lëvizur trupat e saj rreth 50 metra afër vijës kufitare. Kryeministri serb Millosh Vuçeviq si dhe Ministria e Mbrojtjes e Serbisë janë arysetuar për kinse një ndjekje të një kundërvajtje për prerje ilegale të pyllit. Kësaj i ka reaguar ashpër pasraj, Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, duke shtruar pyetjen se “prej kur keni filluar t’a ruani prerjen e pyllit me ushtarë të armatosur?
Krejt çka dihet?
Ishte Kryeministri Albin Kurti që akuzoi Serbinë, të shtunën mbrëma se ka "provokuar sërish" duke "lëvizur trupat e saj rreth 50 metra afër vijës kufitare me Kosovën" në territorin e komunës së Kamenicës, një veprim që ai e cilësoi si një përpjekje të qëllimshme për të rritur tensionet në rajon.
"Serbia sot ka provokuar sërish duke lëvizur trupat e saj rreth 50 metra afër vijës kufitare me Kosovën, në territorin e komunës së Kamenicës. Institucionet përkatëse të sigurisë së Republikës së Kosovës kanë detektuar menjëherë këto lëvizje provokuese nga ushtria e Serbisë, të cilat kanë për synim nxitjen e tensioneve." - tha Kurti ndër të tjera përmes një reagimi në Facebook.
Foto: Dëshmi e lëvizjes së trupave serbe brenda kufirit të Kosovës, sipas kryeministrit Albin Kurti.
Kreu i qeverisë tha se tërheqja e tyre është bërë me shpejtësi pasi kanë kuptuar se janë duke u xhiruar.
"Kur e kanë parë që i kemi vërejtur dhe xhiruar, kanë ikur me shpejtësi e janë larguar për në brendi të territorit të tyre." - tha ai.
Në këtë kontekst, Kurti shtoi se janë bërë "investime të paprecedenta në ngritjen dhe përmirësimin e kapaciteteve të strukturave të inteligjencës, sigurisë dhe mbrojtjes", për t'iu përgjigjur çdo kërcënimi ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit.
Reagimi nga Serbia
Kryeministri i Sebisë, Millosh Vuçeviq ka reaguar ndaj deklarimeve të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, pasi ky i fundit mbrëmë në orët e vona njoftoi për një provokim të ushtrisë serbe 50 metra afër kufirit.
Vuçeviq pretendoi se ushtria serbe ishte aty për të parandaluar një rast të kontrabandës me drunj ndërsa për Kurtin tha se “po provon të rrisë tensionet”.
“Para së gjithash, ai dëshiron të errësojë dhe të lërë mënjanë atë që po bën, gjë që çon në përshkallëzim në terren, duke rrezikuar të drejtat dhe liritë e njeriut të serbëve në Kosovë”, tha Vuçeviq.
Këtë arsyetim e pati edhe Ministria e Mbrojtjes së Serbisë.
Reagimi i ashpër i Maqedoncit
Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës i ka reaguar Ministrisë së Mbrojtjes të Serbisë, të cilët afrimin e trupave serbe 50 metra nga vija kufirtare me Kosovën, e arsyetuan si një “kundërvajtje për prereje pyllit”.
Ministri Maqedonci ka pyetur se “Prej kur paska filluar ushtria serbe të kryej detyra të ruajtjes së pyjeve dhe për më tepër me ushtarë të armatosur me armë dhe pajisje taktike si dhe me automjete të blinduara ushtarake?”.
Tutje ai ka treguar se sipas ligjit në Serbi kjo gjë iu takon zyrtarëve për ruajttjen dhe pengimin e prerjes së pyjeve brenda Serbisë, e jo ushtarëve.
Ai tutje është shprehur se Kosova vazhdon të “qëndroj e palëkundur në rrugëtimin e saj për integrime euro-atlantike dhe do të mbetet gjithmonë e vendosur që të zhvilloj kapacitete ushtarake sipas standardeve të NATO-s, të afta për të mbrojtur territorin dhe sovranitetin e vendit dhe për të kontribuar për paqe dhe siguri në botë.”.