Prej gjoja ‘okupimit të Kosovës’ te linjëzimi me kërkesat e Perëndimit: Qe çfarë teatri bëri Vuçiqi
“Të ekspozohet si një lider i trishtuar që vuan për fatin e bashkëkombasve të tij”.
Në këtë imazh provon ta paraqes veten Presidenti i Serbisë, Aleksnadar Vuçiq, beson filozofi Afrim Kasolli, duke lexuar konferencën e kush-e-di-satë të jashtëzakonshme për media referuar ngjarjeve në Kosovë; si dhe një mori masash që shpaloi.
Këto u përkthyen në kërkim të zhbërjes së gjithçka që ai vet kishte urdhëruat serbët të bënin: të hiqnin dorë nga jeta institucionale nga ku ishin ingranuar që nga Marrëveshja e Brukselit.
Por, para këtyre toneve “trishtuese” tabloidet e kontrolluara nga partia që ai zotëron nisën t’i japin hovë një “opsioni që është në tavolinë” – mbajeni frymë – për gjoja shpallje të Kosovës si “territor i okupuar”.
“Nuk ka dyshim se ai kishte gisht në orkestrimin e kësaj klime. Sepse është në natyrën e tij që ta manipulojë me sentimente të tilla, duke e shtuar kureshtjen, ankthin dhe pritjet e masave se çfari oguri do të kumtoje lideri”, tha Kasolli për Nacionale.
Sa i përket ‘përrallës’ së gjoja-okupimit, Kasolli e ka të qartë se që nga Marrëveshja e Kumanovës regjimi i Beogradit s’ka opsione të tilla.
“Përtej këtyre interpretimeve juridike, është edhe konteksti politik në të cilën ai dhe vendi i tij gjenden që do ta benin absurde një veprim të tillë”.
“Aventura të tilla do të nënkuptonin, asgjë me shumë dhe me pak, se thellim të armiqësive me këtë të fundit. Ngase siç dihet kjo force është përgjegjëse per sigurinë dhe mbrojtjen e Kosovës. Prandaj, argumentet juridike me shumë mu duken edhe si justifikim për ta maskuar këtë realitet politik”, shtoi Kasolli.
Por, për Kasollin krejt këto lojëra të Vuçiqit nuk janë edhe pa përfitim për të.
“Nëse ka dicka që presidenti serb tenton ta shmang me çdo kusht është pikërisht ky skenar. Përkundrazi, interesi i tij është që sa me shumë te afrohet me Perëndimin për interesa ekonomike dhe mundësisht në këtë mënyrë ta nxis përçarjen e Kosovës me shtete perëndimore”.
Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Kasolli vëren se kërkesat që Vuçiqi parashtroi janë të njëjta me ato të shteteve perëndimore drejtuara Kosovës.
“Prandaj, edhe ai u perkujdes qe shumica e masave që i shpalli të jenë në sinkron me kerkesat e diplomacisë perëndimore, në mënyrë që ta ushtrojë presionin mbi Prishtinën. Dhe që nga ky bashkëpunim ta relativizojë sa me shumë ndërkombëtarisht statusin e Kosovës si një çështje e pazgjidhur”, shtoi ai.
“Ne këtë drejtim nuk është qe nuk ka korrur suksese. Këtu vlen të kujtohet vetëm Marrëveshjea bazë e Brukselit ,ku edhe vetë Kosova është pajtuar që ty dy palet t'i qasen pa paragjykim statusit te Kosovës”, përfundoi Kasolli në një përgjigje për Nacionale.3
Çka tha Vuçiqi?
“Ekspertët tonë ligjorë ishin absolutisht kundër”, rënkoi presidenti serb referuar këtij prospekti të ushqyer për gjoja shpallje të Kosovës si “territor të okupuar”.
Dha edhe arsyetimet se pse ishte punë që s’bëhet. Numër një, tha ai, kjo shpallje do të përkthehej “në një numër pasojash të papranueshme...do të ishte njohje e Kosovës së pavarur”.
Disa rregulla të këtij “okupimi”, vazhdoi fantastiko-juridikisht Vuçiqi, “mund të aplikohen përmes analogjisë”; por se as realiteti që Kosova ka ushtri të saj, sipas tij, nuk mund të shpie te fakti se Kosova do të mund të konsiderohej si territor nën okupim.
“Sepse por të shpallej okupimi, do të thotë që do t’ua njhnim statusin ligjor forcës së armatosur të shqiptarëve”, tha Vuçiqi, duke e llogaritur këtë për “arsye kyçe pse nuk e shpallëm okupimin”.
“Okupimi, ose okupimi ushtarak, është i mundshëm vetëm në konflikte të armatosura ndërkombëtare. Kjo do të thoshte që ne e njohim territorin e Kosovës si territor të një shteti tjetër. Prandaj edhe nuk shkuam me masën e deklarimit të okupimit”, vazhdoi të ofshan të ai.
Për t’i vendosur kurorën e fundit këtij arsyetimi, Vuçiq tha se “kushdo që do ta nënshkruante këtë okupim të territorit do të kryente vepër kriminale”.