Power: ShBA mbronë interesat e Kosovës - NACIONALE

Power: ShBA mbronë interesat e Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Samantha Power, administratore e USAID-it, e cila qëndroi në Kosovë, ka theksuar se SHBA është mbrojtëse e interesave të popullit të Kosovës.

Në një intervistë për ATV, Power ka thënë se ShBA po bashkëpunon ngusht me ndërmjetësuesin e BE-së në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.

Është e drejtë që BE-ja po udhëheq këtë dialog për shkak të destinacionit përfundimtar të Kosovës. SHBA-ja po bashkëpunon ngushtë me z. Lajçak, dhe mendoj se është me rëndësi që populli i Kosovës të dijë se SHBA është mbrojtëse e interesave të tij, dhe po e bën këtë tashmë një kohë të gjatë. Miqësia në mes dy popujve tanë është e palëkundshme”, ka thënë ajo.

Tutje, ajo ka siguruar se ShBA është mbrotjëse e interesave të Kosovës.

“Kjo miqësi tashmë ka dhënë fryte të jashtëzakonshme për të dyja vendet. Pra, jini të sigurte se parimet që ne kemi artikuluar publikisht janë ato që ne, së bashku me BE-në, do të sigurojmë se do t’i drejtojnë negociatat”, shtoi ajo.

Disa gjëra që askush nuk ka menduar se janë të mundura tashmë kanë ndodhur, dhe shpresoj se pas gjashtë muajsh do të arrihet edhe më shumë”, tha Power.

Lajme të ngjashme