“POV Nacionale” sjell episodin e 13-të: Skandali me njëhsorët, qytetari që s'ka rrymë tash e 25 vite e tri seanca gjyqësore
Episodi i trembëdhjetë i emisionit “POV – Nacionale” ka sjellë një përmbledhje të zhvillimeve më të rëndësishme në vend, duke trajtuar çështje që prekin drejtpërdrejt qytetarët.
Gazetarët Arber Ramadani dhe Oqean Dermaku kanë trajtuar skandalin me njehsorët elektrikë të KEDS, të cilët rezultojnë se kanë kohën e pasaktë, duke ngritur shqetësime për faturimin e energjisë elektrike. Dërmaku ka sjellur informacione të reja në lidhje me hulumtimin e tij.
Në këtë episod është transmetuar edhe një storje nga gazetari Burim Pacolli, që sjell rastin e një qytetari i cili jeton pa energji elektrike tash e 25 vite.
Ndërkohë, çështjet nga sistemi i drejtësisë janë trajtuar përmes tri kronikave të gazetares Eriola Cacaj, të cilat hedhin dritë mbi zhvillimet e fundit në gjykata.
Episodi ka përfshirë edhe fitoren fantastike të Kosovës ndaj Sllovakisë në playoffin e Botërorit.