POV Nacionale, Ep. 20: Listat për zgjedhjet e 7 qershorit - NACIONALE

POV Nacionale, Ep. 20: Listat për zgjedhjet e 7 qershorit

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Emisioni POV Nacionale në edicionin e fundit, episiodin e 20-të me rradhë, ka trajtuar disa nga temat më të përfolura politike në vend. Në fokus të debatit ishte incidenti në Skenderaj, ku dyshohet se kryetari Sami Lushtaku ka sulmuar kryetarin e degës së Lëvizja Vetëvendosje në këtë komunë, Hysni Mehani. Ngjarja ka nxitur reagime të shumta në skenën politike dhe opinionin publik, ndërsa në studio janë analizuar rrethanat dhe pasojat e mundshme të këtij incidenti.

Pjesë e diskutimit kanë qenë edhe listat e partive politike me kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit. Analistët dhe të ftuarit kanë komentuar përfshirjet e reja në lista, emrat më të përfolur dhe strategjitë e partive për garën zgjedhore që pritet të jetë mjaft dinamike.

Po ashtu, emisioni ka sjellë storje dhe raportime nga terreni nga gazetarët Burim Pacolli dhe Eriola Cacaj, të cilët kanë përcjellë nga afër zhvillimet politike dhe reagimet e qytetarëve lidhur me temat kryesore të debatit.

Lajme të ngjashme