“Poshtërim me klasë”: Buzhala e komenton debaklin e Abrahamsit nga avokati i Kadri Veselit
Berat Buzhala, gazetar, ka komentuar debatin në Gjykatën Speciale në mes Ben Emmersonit, avokat i Kadri Veselit, dhe Fred Abrahamsit, që shkroi një raport për organizatën Human Rights Ëatch.
Buzhala ka vlerësuar se java nuk ka filluar mirë për Prokurorinë e Specializuar në Hagë. Sipas Buzhalës, Emmerson e “përdhunoi moralisht” Abrahamsin.
“Në jetën teme, nuk kam parë poshtërim ma me klasë se ai që dje Emmerson ia ka bërë Abrahamsit. Kam ndje veç neveri për Abrahamsin, kam ndje veç admirim për Emmersonin” – thotë Buzhala në videon e tij.