Portali i Ramabajes del me komunikatë: Serbia po favorizohet, joshet dhe përkëdhelet - NACIONALE

Portali i Ramabajes del me komunikatë: Serbia po favorizohet, joshet dhe përkëdhelet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Portal i anëtarit i Vetëvendosjes, Sadri Ramabaja, i emëruar si “Instituti shqiptar për gjeopolitikë”, ka lëshuar një komunikatë përmes së cilës synojnë t’i drejtohen opinionit publik të Kosovës dhe atij ndërkombëtar lidhur me epilogun e dialogut Kosovë-Serbi.

“Në bazë të analizave tona të rrjedhave aktuale dhe zhvillimet gjeopolitike, gjeostrategjike dhe politike ne Ballkan dhe në kuadrin e luftës së Ukrainës; Me përgjegjësinë profesionale dhe akademike të anëtarëve të Institutit; Me të drejtën dhe detyrën e dhënies së opinionit politik nga pozitat shqiptare, dhe drejtuar komunitetit vendor dhe atij ndërkombëtar; Duke qenë thellësisht të shqetësuar dhe maksimalisht të interesuar për problemet dhe ecuritë e proceseve, posaçërisht ecurisë së dialogut, ndërlidhur me planin franko-gjerman; Të gjithë studiuesit dhe bashkëpunëtorët e Institutit Shqiptar për Gjeopolitikë, pa përjashtim, i drejtohen opinionit publik të Republikës së Kosovës dhe atij ndërkombëtar, me këtë komunikatë” – thuhet në hyrje të tekstit.

Në komunikatën e “Institutit shqiptar për gjeopolitikë” thuhet se procesi i dialogut duhet të zhvillohet ekskluzivisht në përputhje me parimet dhe standardet e së drejtës ndërkombëtare.

Një pikë tjetër e kësaj komunikate e cila bie në sy është kërkesa ndaj komunitetit ndërkombëtar që pozita e minoritetit serb të mos favorizohet më tepër sepse, siç thuhet në këtë komunikatë, “pozita e minoriteteve në Republikën e Kosovës në veçanti e minoritetit serb është e barabartë me të tjerët madje edhe e favorizuar”.

Komunikata e plotë:

1. Procesi i dialogut në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë duhet të zhvillohet ekskluzivisht në përputhje me parimet dhe standardet e së drejtës ndërkombëtare – në mes shteteve – palëve plotësisht të barabarta, në përputhje të plotë me dispozitat e konventës së Vjenës.

2. Dialogu është në interes të të dy shteteve, ndaj si i tillë duhet të jetë dinamik, serioz, intensiv , parimor, rezultativ dhe produktiv.

3. Dialogu duhet të bazohet në parimin e mirënjohur, e të gjithë pranuar dhe të pa zëvendësueshëm ndërkombëtar – reciprocitetin- që nënkupton premisën maksimalisht autentike të barazisë së palëve në proces, që do të thotë se çka i lejohet ( pranohet) njërës palë, i lejohet (pranohet) palës tjetër.

4. Dialogu duhet të jetë transparent, objektiv, përfundimtar, i pranueshëm për të dy palët dhe domosdoshmërisht duhet të mbyllet me një marrëveshje bilaterale e cila në brendi të sajë duhet ta ketë njohjen reciproke në mes të dy vendeve.

5. Nuk ka mandat as të drejtë Qeveria e Kosovës, as Kuvendi i saj dhe as partitë politike dhe askush tjetër- qoftë ai përfaqësues apo substitues tjetër alternativ apo asiociativ, që ta marr përsipër, ta minimizoj, s’postoj, dhe as ta zëvendësoj rolin, peshën e rëndësinë e qetarëve të Republikës së Kosovës, rrjedhimisht të opinionit të tij dërrmues a dominues publik, e as të flas e as të veproj, eventualisht në emër dhe përllogarit të tyre.

6. Pozita e minoriteteve në Republikën e Kosovës në veçanti e minoritetit serb është e barabartë me të tjerët madje edhe e favorizuar, ndaj në planin e publikuar evropian – as që duhet respektivisht as të lejohet të surprizohet dhe as të modifikohet kjo pozitë e tyre – qoftë edhe në nivel afirmativ; për arsye se po e njëjta pozitë tashmë është e rregulluar sipas standardeve, niveleve dhe përmbajtjeve më të larta ndërkombëtare, modele e standarde këto, të cilat nuk kanë shembull të njëjtë as të ngjashëm askund në botën bashkohore.

7. Në propozim planin e ashtuquajtur franko-gjerman, studiuesit dhe bashkëpunëtorët e Institutit tonë, kanë rezerva serioze në shumë nga pikat e tij.

8. Ndërmjetësit ndërkombëtar sikurse edhe gjithë bashkësia ndërkombëtare e involvuar në dialogun Kosovë Serbi, pa vonesë lypset ta detyroj Serbinë që vendosmërisht t’ia vëjë sanksionet Rusisë ekspansioniste me të cilën koketon dhe bashkëpunon si asnjë shtet tjetër evropian. E pastaj të përfundohet dialogu me Kosovën për çështjet ekskluzivisht shtetërore reciproke- në me s dy shteteve, sepse në të kundërtën Serbia do të vazhdoj lojën e saj mashtruese ndaj të gjithë neve; nuk do të tërhiqet nga përqafimi rus dhe për pasoj as nuk do të zbatoj asnjë kapitull, dispozitë, shtojcë apo shkronjë të marrëveshjes eventuale e cila domosdoshmërishtë duhet të jetë përfundimtare, me njohje reciproke brenda saj, e jo një lojë apo tallje diplomatike siç po bënë tani me ne; me ndërmjetësit ndërkombëtar dhe me hemisferën perëndimore përgjithësisht.

9. Epilogu i dialogut i reprezentuar dhe transponuar në planin franko-gjerman dhe çfarëdo marrëveshje qoftë me Serbinë, sa i përket Kosovës, përfundimisht dhe meritorisht duhet të miratohet përmes referendumit qytetar; ndaj i bëhet thirrje serioze Qeverise dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës, që urgjentisht ta procedojnë dhe ta miratojnë Ligjin për Referendumin.

10. Përndryshe sipas mendimit dhe përshtypjeve të punonjësve të Institutit Shqiptar për Gjeopolitikë, veprimet e gjertanishme të ndërmjetësuesve dhe emisarëve orkestral gjithandej Evropës dhe më gjerë, fatkeqësisht janë të një anshme, jo parimore dhe skajshmërisht të pa drejta ndaj Kosovës, sepse me propozim- planin franko gjerman, me presione të pa para dhe të pa precedent në historinë e diplomacisë botërore, nga Kosova kërkohen koncesione të pa pranueshme, madje edhe fatale për shtetësinë, sovranitetin, ardhmërinë dhe perspektiven e saj.

11. Me planin franko -gjerman, Serbia e boshtit neofashistë Moskë- Beograd po favorizohet, joshet dhe përkëdhelet në mënyrë ta pa precedent

Lajme të ngjashme