Politikani serb: Vuçiq ka marrë garanci nga Perëndimi, por vetëm për vete - NACIONALE

Politikani serb: Vuçiq ka marrë garanci nga Perëndimi, por vetëm për vete

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Politikani serb, Zdravko Ponosh, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka marrë garanci nga Perëndimi, “por vetëm për vetën e tij”.

Ai për Nova ka thënë se Vuçiq ka marrë disa garanci nëse pranon të nënshkruajë marrëveshjen (planin franko-gjerman).

Ka marrë garanci, por për vete. Mbështetje për të qëndruar në pushtet derisa të zbatohet ajo marrëveshje dhe duke kërkuar nëpër gishta për mbytje të demokracisë, të drejtave të njeriut, institucioneve në kolaps në atë periudhë.” - ka thënë ai.

Ndryshe, Kurti dhe Vuçiq pritet të takohen sot në Bruksel. Temë diskutimi pritet të jetë propozimi i BE-së për normalizimin e marrdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Takimet do të fillojnë në ora 15:00, ku Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, bashkë me Lajçakun, pritet të zhvillojnë takime të veçanta me Kurtin dhe Vuçiqin.

Ndërkaq në orën 16:15, kryediplomati Borrell pritet të zhvillojë takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Pas takimeve të veçanta, në orën 17:15, Josep Borrell do të zhvillojë takim të përbashkët me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Pas kësaj do të ketë një deklaratë për media nga Borell.

Çështja kryesore e këtij takim do të jetë propozimi i BE-së dhe pranimi i tij në mënyrë zyrtare nga palët.

Lajme të ngjashme