Politikani serb ankohet sepse Policia e Kosovës publikojë pamjet e rrahjes së dy kosovarëve në veri
Politikani i ri serb, Aleksandar Arsenijevic, ka reaguar pasi që policia e Kosovës ka publikuar pamjet që dy të rinjtë kosovarë janë rrahur nga grupet kriminale serbe në veri të Kosovës.
Arsenijevic në Tëitter ka shpërndarë postimin e Miistrit të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ku ky i fundit ka publikuar pamje nga rrahja e dhunshme ndaj dy të rinjve kosovarë.
Duke u ankuar se pse PK ka shpërndarë pamjet nga rrahja, politikani serb ka thënë se ka pritur me muaj që Policia e Kosovës të publikojë pamje e dy të shtënave në Bistricë.
“Është mirë të shihet se PK-ja mund të jetë e shpejtë në publikimin e videove të veprave penale. Ne do të përdorim mundësinë për të kujtuar se ne kemi pritur me muaj që PK të publikojë pamjet e dy të shtënave në Bistricë, apo ngacmimet e bashkëqytetarëve tanë në postblloqe nga ana e PK-së.” – ka shkruar ai.
It's good to see that KP can be expeditious in releasing videos of criminal offences. We will use the opport. to remind that we have been waiting for months for KP to release the footage of two shootings on Bistrica, or harassment of our fellow citizens at checkpoints by the KP. https://t.co/oD375NoYbi
— Aleksandar Arsenijević (@Aco_Sfens) June 1, 2023
