"Morën vendim të duhur": Kurti flet se pse dy kryetarët e veriut nga VV s’i shkuan në takim ambasadorit amerikan - NACIONALE

"Morën vendim të duhur": Kurti flet se pse dy kryetarët e veriut nga VV s’i shkuan në takim ambasadorit amerikan

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Albin Kurti, kryeminsitër i Kosovës, është i ftuar në KTV, ku është duke folur për shumë çështje, me theks të veçantë për veriun e vendit.

Kurti është pyetur edhe për mungesën e dy kryetarëve të VV-së në takimin me ambasadorin e ShBA-së, Jeff Hovenier, që u mbajtë javën e kaluar.

Kurti ka theksuar se është vlerësuar që kryetari i komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, ka marrë vendim të duhur që qëndroi në zyrë.

“Ata janë ftuar në një takim që ka qenë në orar të punës. Mirëpo kanë qenë në orar të punës dhe në ato momente është vlerësuar më mirë që të jenë aty. Shpresoj që ambasadorët të shkojnë t’i vizitojnë në ato zyre. Ambasdorët të shkojnë t’i vizitojnë në ato komuna. Ajo ka qenë një ditë e veçantë ku prej Leposaviqit të shkohet në Prishtinë me të gjithë ato turma rrotull. Kryetari ka marrë vendimin e duhur që Lulzem Hetemi të qëndrojë në zyrë (e të mos shkojë në Prishtinë). Unë besoj që është dashur të jetë aty e jo në Prishtinë.” – theksoi z. Kurti në KTV.

"U dëshmua që karshi bandave nacional-shovinite të ekstremit të djathtë, çfarëdo bujarie apo sjellje tolerante keqkuptohet si frikë ose dobësi. Në momentin që kryetari i komunës nuk shkon atje, ata s’janë falënderues, por thonë “e shihni janë të dobët” e Republika e Kosovës është e fortë. S’mund të jenë bandat më të fuqishme se shteti." - shtoi Kurti.

Lajme të ngjashme