Policia jep detaje për shpërthimet e mbrëmshme në veri të Mitrovicës: Erdhën nga mjetet piroteknike - NACIONALE

Policia jep detaje për shpërthimet e mbrëmshme në veri të Mitrovicës: Erdhën nga mjetet piroteknike

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Mbrëmë 18 prill 2022, në veri të Mitrovicës është raportuar për disa shpërthime.

Këto shpërthime janë dëgjuar në “Lagjen e Boshnjakëve” në veri, të cilat sipas policisë janë shkaktuar nga mjetet piroteknike.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti, ka dhënë detaje për rastin duke thënë se kanë qenë mjete prioteknike.

“Ka pasur mjete piroteknike. Nuk ka pasur asnjë dëm ose lajmërim në polici nga ana e ankuesve. Besohet se ka qenë një festë dhe janë përdorur.”

Shpërthimet, sipas raportimeve, janë dëgjuar edhe në jugun e Mitrovicës.

Ndryshe, ditëvet të fundit Policia e Kosovës është ballafaquar me sulme të cilat janë përsëritur për disa ditë radhazhi në pikat kuftiare në veri të vendit, e të cilat dyshohet se janë kryer nga serbët.

Lajme të ngjashme