Policia sekuestron 118 telefona të mençur në Prishtinë, mbyllet një lokal
Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në Prishtinë janë kontrolluar 31 lokale, ku janë sekuestruar 118 telefona të mençur.
Në komunikatë, policia ka njoftuar se janë ngritur dyshime për kontrabandë dhe shmangie tatimi.
“Gjatë gjithë kohës hetuesit kanë qenë në koordinim dhe konsultim të vazhdueshme me Prokurorinë dhe si rezultat i veprimeve të ndërmarra, nga Gjykata Themelore në Prishtinë është siguruar “Urdhëresa për kontroll”, në bazë të së cilës sot me datë 07.11.2023, është realizuar Operacioni i përbashkët me Inspektorët e Tregut nga MINT.” – thuhet në njoftim.
Policia tutje, ka treguar se çka është sekuestruar, po ashtu, është konfirmuar edhe mbyllja e një lokali.
Në këtë plan operativ kanë qenë të angazhuar dhjetëra hetues policor nga krimet ekonomike të PK-së dhe Inspektorë nga MINT dhe operacioni ka rezultuar si në vijim:
- (31) lokacione, lokale/Mobile Shop) janë kontrolluar, në Prishtinë.
- (118) Telefona të mençur (Smart Phone) janë sekuestruar.
- (3) Tablet (IPod)
- (11) Airpods
- (1) lokal është mbyllur nga Inspektorati në mungesë të dokumentacioneve (biznes i pa regjistruar)
- (1) lokal është bllombuar nga Inspektorati, pasi që ka qenë i mbyllur dhe nuk është hapur deri në përfundim të operacionit.
Mbi bazën e këtyre veprimeve është krijuar dyshimi se të dyshuari (Pronaret e bizneseve të kontrolluara), dyshohet se kanë kryer veprat penale:
• “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore”
• “Kontrabandimi i mallrave” dhe
• “Shmangia nga tatimi”
Policia ka njoftuar se në lidhje me rastin, janë duke u kryer hetime.