Policia raporton për katër raste të armëmbajtjeve pa leje në Banjskë, konfiskohen armët - NACIONALE

Policia raporton për katër raste të armëmbajtjeve pa leje në Banjskë, konfiskohen armët

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka konfiskuar disa armë në fshatin Banjsë të Zveçanit.

Në raportin 24 orësh të Policisë janë dhënë detaje për të gjitha këto raste.

Në të gjitha këto raste nuk është arrestuar asnjë person vetëm janë konfiskuar armët.

Rastet janë inicuar si “armëmbajtje pa leje”.

Raporti i plotë:

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Fsh. Banjskë, Zveçan 23.09.2023 – 11:50. Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse pronë e të dyshuarit mashkull/Serb, i dyshuari ka lajmëruar se posedon një pushkë “ Karabin” me 87 copë fishekë dhe një pushkë ajrore. Me vendim të prokurorit armët e gjetura janë konfiskuar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Fsh. Banjskë, Zveçan 23.09.2023 – 11:50. Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse pronë e të dyshuarit mashkull/Serb, i dyshuari ka lajmëruar se posedon një pushkë gjuetie dhe 74 copë fishekë për të cilën nuk posedonte leje valide. Me vendim të prokurorit arma e gjetur është konfiskuar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Fsh. Banjskë, Zveçan 23.09.2023 – 11:50. Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse pronë e të dyshuarit mashkull/Serb, i dyshuari ka lajmëruar se posedon një pushkë “Karabin” pa municion. Me vendim të prokurorit arma e gjetura është konfiskuar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Fsh. Banjskë, Zveçan 23.09.2023 – 14:35. Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse pronë e të dyshuarit mashkull/Serb, i dyshuari ka lajmëruar se posedon një pushkë gjuetie dhe 10 copë fishekë për të cilën nuk posedonte leje valide. Me vendim të prokurorit arma e gjetur është konfiskuar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Lajme të ngjashme