Policia përfundon aksionin në katër lokacione në veri, në të pestin po vazhdon ende - NACIONALE

Policia përfundon aksionin në katër lokacione në veri, në të pestin po vazhdon ende

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Aksioni i Policisë së Kosovës që po zhvillohet sot në veri të vendit ka përfunduar në katër lokacione.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka treguar për Klan Kosova se ky aksioni është duke vazhduar edhe në një lokacion tjetër.

Policia e Kosovës sot ka njoftuar është duke zhvilluar aksione në pesë lokacione.

Sot, me datën 29.09.2023 Policia e Kosovës është duke zbatuar urdhëresën e gjykatës kompetente për kontrolle, në pesë lokacione në tri komunat në veri të Kosovës. Këto operacione janë duke u zhvilluar lidhur me ngjarjet e fundit të ndodhura në fshatin Banjskë”, është thënë në njoftimin e policisë.

Mediumi Kallxo raporton se Policia e Kosovës ka shkuar për të kontrolluar pronat e Milan Radojiçiqit, i dyshuar për vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq dhe i sanksionuar nga ShBA-ja dhe Britania e Madhe.

Lajme të ngjashme