Policia: Në Kllokot digjet një billbord, në Ranilluk i vihet flaka një veture me targa të Serbisë
Dy raste të shkaktimit të rrezikut të përgjithshmë janë raportuar në rajonin e Gjilanit.
Rasti i parë ka nodhur në Mogillë të Kllokotit ku është djegur një billbord.
“Mogillë, Kllokot / 25.01.2025 – 00:45. Dyshohet se persona të panjohur kanë djegur një billbord. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente.” – thuhet në raportin 24 orësh.
Ndërsa, në rastin e dytë është djegur një veturë me tabela të Serbisë.
“Ranilluk / 25.01.2025 – 20:35. Raportohet se persona të pa njohur i kanë vënë flakën një veture me targa të Serbisë. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Rasti është duke u hetuar.” – thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.