Policia me aksion në Leposaviq, konfiskohen disa vetura - NACIONALE

Policia me aksion në Leposaviq, konfiskohen disa vetura

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në një depo afër stacionit të Policisë së Kosovës në Leposaviq.

Zëvendësdrejtori i PK në rajonin e Mitrovicës Veriore, Veton Elshani ka njoftuar për Gazetën Nacionale se janë konfiskuar disa vetura të komunës.

“Operacioni sapo përfunduar. Kemi gjetur disa vetura, pronë e komunës ndërsa armë nuk janë gjetur.” – ka bërë të ditur Elshani.

Policia më vonë pritet të njoftojë për rrjedhën e plotë të këtij operacioni.

Lajme të ngjashme