Policia konfiskon 1 mijë e 200 fishekë në një fshat të Zveçanit - NACIONALE

Policia konfiskon 1 mijë e 200 fishekë në një fshat të Zveçanit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një operacion i Policisë së Kosovës është zhvilluar sot në fshatin Rudinë të Zveçanit, ku njësia për ndërhyrje të shpejtë ka zbuluar dhe konfiskuar një sasi të konsiderueshme municioni të dyshuar.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, operacioni është realizuar gjatë patrullimit të rregullt nga njësia për ndërhyrje të shpejtë në bashkëpunim me Policinë Kufitare.

Ndërkohë që po patrullonin në afërsi të një shtëpie të braktisur, autoritetet kanë zbuluar dy qese që përmbanin municion të dyshuar.

Plotë 1 mijë e 200 fishekësh janë konfiskuar gjatë këtij operacioni.

Njoftimi i Policisë:

Lajme të ngjashme