Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e këtyre tre të rinjve - NACIONALE

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e këtyre tre të rinjve

4 javë më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se është në kërkim të tre personave.

Duke e postuar një fotografi të tyre, policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve.

Sipas policisë, ata kërkohen për përfshirje në veprën penale “Prezantim i rrejshëm si person zyrtar” dhe “Sulm”.

“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personave që shihen në fotografi. Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në veprën penale “Prezantim i rrejshëm si person zyrtar” dhe “Sulm”. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tyre, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: info@kosovopolice.com.”, është thënë në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Lajme të ngjashme