Policia jep detaje për vrasjen në Prishtinë
Gjatë ditës së shtunë të 18 marsit në një hotel në Prishtinë rreth orës 13:21 dy persona kanë shtënë me armë në drejtim të një personi i gjinisë mashkullore. Viktima si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Ndërkohë, policia njofton se edhe dy të dyshuarit janë të lënduar dhe janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor, të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
“VRASJE E RËNDË/Rr. Ahmet Krasniqi, Prishtinë 18.03.2023 – 13:21. Dy të dyshuar meshkuj kosovarë dyshohet se kanë shtënë me armë në drejtim të viktimës mashkull kosovar i cili është qëlluar dhe ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjeku i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Po ashtu edhe dy të dyshuarit janë të lënduar dhe janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Gjatë veprimeve hetimore është intervistuar edhe një i dyshuar i cili më pas është liruar, është sekuestruar edhe: një revole me një karikator dhe 11 fishekë, një gëzhojë dhe një thikë. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente policore”,- sqaron policia.