Policia jep detaje për arrestimin e katër zyrtarëve të Telekomit të Kosovës - NACIONALE

Policia jep detaje për arrestimin e katër zyrtarëve të Telekomit të Kosovës

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Një ditë pas, nga Policia e vendit kanë theksuar se arrestimi i këtyre zyrtarëve u bë nën dyshimin se gjatë viteve 2018-2019 kanë keqpërdorur detyrën zyrtare gjatë marrëveshjes për shfrytëzimin e hapësirave për reklama lidhur në mes të Telekomit dhe një kompanie.

Të dyshuarit sipas policisë thuhet se i kanë mundësuar pronarit të kompanisë përfitim të kundërligjshëm prej 106 mijë euro.

Të arrestuarit janë një mashkull dhe tri femra që të gjithë shtetas të Kosovës, me iniciale (K.J., F.J., M.P., dhe Sh. Sh.).

“Janë arrestuar tri femra dhe një mashkull zyrtar në Telekomin e Kosovës, nën dyshimin se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare gjatë marrëveshjes për shfrytëzimin e hapësirave për reklama lidhur në mes të Telekomit dhe një kompanie, me ç’rast i kanë mundësuar të dyshuarit-pronarit të kompanisë përfitim të kundërligjshëm prej 106.000 euro”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa pronari i kompanisë është në kërkim policor.

E Telekomi i Kosovës është kompani publike, e transformuar në shoqëri aksionare, në të cilën operon telefonia fikse dhe ajo mobile, Vala. Operatori Vala ka mbi 1.2 milion konsumatorë në nivel vendi. Në këtë kompani janë të punësuar rreth 2,500 punonjës.

Telekomi i Kosovës i është nënshtruar dy herë procesit të privatizimit, mirëpo asnjëri prej tyre nuk është finalizuar me sukses. /Nacionale.com/

Lajme të ngjashme