“Policia ishin të sjellshëm dhe profesional” – Jabllanoviq flet për ndalimin mbrëmë - NACIONALE

“Policia ishin të sjellshëm dhe profesional” – Jabllanoviq flet për ndalimin mbrëmë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Politikani serb në Kosovë, Aleksandar Jabllanoviq, e ka konfirmuar se është ndaluar mbrëmë nga Policia e Kosovës për kalim ilegal të kufirit.

Megjithatë, Jabllanoviq ka theksuar se ajo rrugë është krejtësisht e ligjshme që nga viti 2013.

Jabllanoviq e ka lavdëruar sjelljen e Policisë si tejet profesionale.

Deklarata e Jabllanoviq për Nacionalen:

Mund të konfirmoj se unë, me gruan dhe dy vajzat e mitura, po ktheheshim nga pushimet në drejtim të Leposaviqit, ku jetoj normalisht, dhe përmes vendkalimit ndërmjet Novi Pazarit dhe Zveçanit. E kam kaluar atë rrugë një herë më parë dhe rruga ishte e kalueshme dhe kalimi ishte i rregullt. Mirëpo, mbrëmë jemi ndalur nga një patrullë e Policisë së Kosovës dhe na ka njoftuar se ajo rrugë aktualisht është e mbyllur për qarkullim. Pas kësaj, unë dhe gruaja ime dhamë një deklaratë në komisariat dhe pas kësaj na lejuan të vazhdonim udhëtimin tonë. Mund të them se pjesëtarët e policisë gjatë gjithë kohës janë treguar jashtëzakonisht të sjellshëm dhe maksimalisht profesional ndaj nesh dhe nuk kemi asnjë kundërshtim për veprimet e tyre, për çka dua t'i falënderoj. Unë sigurisht që nuk kam bërë asnjë shkelje dhe nuk e konsideroj atë hyrje të paligjshme, pasi është krejtësisht e ligjshme që nga viti 2013. Unë dhe familja ime kemi dokumente si nga Serbia ashtu edhe nga Kosova dhe jemi banorë të Kosovës, kështu që besoj se kalimi ynë as nuk mund të jetë i paligjshëm. Në Kosovë nuk kemi probleme me ligjin dhe as arsye për të kaluar ilegalisht nga Serbia në Kosovë. Fakti që disa rrugë udhëtimi janë aktualisht të pakalueshme dhe se e drejta jonë për lëvizje të plotë dhe të lirë është e kufizuar është një minus për institucionet. I gjithë rasti lindi sepse ne nuk ishim të informuar mirë për rrethanat aktuale në atë rrugë dhe besoj se ky nuk është aspak problem në rastin tim sepse nuk jemi as kontrabandë, as emigrantë të paligjshëm.

Lajme të ngjashme