Policia e Kosovës: U vihet zjarri edhe tri veturave në Leposaviq - NACIONALE

Policia e Kosovës: U vihet zjarri edhe tri veturave në Leposaviq

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka dalur me njoftim se në dy raste të ndara iu është vënë zjarri edhe tri veturave, në mesnaten e 1 prillit.

Sipas Policisë, në njërin prej rasteve kur i është vënë zjarri një veture me targa RKS, aty zjarrin e ka përfshirë edhe një veturë me targa të Beogradit.

“Në Leposaviq, në dy raste të ndara, u vihet zjarri tri veturave

Prishtinë, 1 prill 2023

Më 1 prill 2023 pas mesnatës, në veri të vendit është raportuar se nga persona të panjohur, në dy rate të ndara, janë djegur tri vetura që iu përkasin qytetarëve të nacionalitetit serb.

Njëri rast ka ndodhur, më 1 prill 2023, në orët e hershme të mëngjesit (3:40h), në Leposaviq, afër qerdhes së fëmijëve, ku veturat ishin të parkuara skaj rruge. Një veture me targa RKS i është vënë zjarri, po ashtu nga zjarri është përfshirë edhe një veturë tjetër me targa të Beogradit që ishte afër veturës me targa RKS. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit që kanë fikur zjarrin.

Rasti tjetër ka ndodhur po ashtu në Leposaviq, afër qendrës së sporteve, ku një veturë me targa RKS është djegur nga persona të dyshuar.

Në të dy rastet, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit që kanë fikur zjarrin.

Policia e Kosovës, në këto raste ka reaguar me të shpejtë, duke ndërmarrë veprimet e duhura policore dhe duke iniciuar rastet kriminale të cilat është duke i trajtuar (hetuar) me seriozitet dhe me këtë rast fton qytetarët për bashkëpunim në gjetjen e autorëve dhe vënien e tyre para drejtësisë.”

Blerim Vela këshilltari i Presidentes Osmani, ka reagua ndaj djegieve të veturave të serbëve të Kosovës, në veri të vendit.

3 vetura u djegën dje. 5 në dy ditët e fundit.

Sipas Velës, autorët do të dalin para drejtësisë, e regjimi piroman, siç e quan Ai i Vuçiqit do të dështojë.

Kujtojmë se zgjedhjet në veri, pritet të mbahen më datë 23 prill.

“3 vetura të tjera të djegura në Leposaviq. Të diskredituara dhe me mbështetjen e pakësuar nga serbët e Kosovës, strukturat ilegale të Serbisë po përdorin taktika kriminale dhe terrorizuese. Sundimi i ligjit do të mbizotërojë dhe çdo fajtor do të sillet para drejtësisë. Regjimi piroman i Vuçiqit do të dështojë.” – ka shkruar Vela.

Lajme të ngjashme