Policia e Kosovës shpalos detaje nga gjetja e një mjeti shpërthyes në Hajvali - NACIONALE

Policia e Kosovës shpalos detaje nga gjetja e një mjeti shpërthyes në Hajvali

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjatë pasditës së sotme, është raportuar për një mjet shpërthyes në Hajvali.

Nuk ka shkuar shumë dhe kanë intervenuar institucionet relevante të Kosovës, që konform përgjegjësive, i kanë kryer dhe po i kryejnë detyrat e parapara, përcjell Gazeta Nacionale.

Policia e Kosovës, përmes një komunikate ka thënë se janë njoftuar edhe ekipet përkatëse të FSK-së dhe KFOR-it, që ndodhen në vendngjarje.

“Në lidhje me gjetjen e mjetit shpërthyes (predhë), janë njoftuar edhe ekipet përkatëse të FSK-së dhe KFOR-it, të cilat po ashtu ndodhen në vendngjarje“, thuhet në komunikatën e policisë.

Mbetet të shihet nëse gjatë orëve në vijim do të ketë ndonjë tjetër zhvillim sa i përket këtij rasti, teksa ne do t'iu raportojmë në kohë reale.

/Nacionale/

Lajme të ngjashme