Policia e Kosovës sekuestron tri armë në Podujevë, arrestohen dy persona - NACIONALE

Policia e Kosovës sekuestron tri armë në Podujevë, arrestohen dy persona

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka sekuestruar tri armë zjarri në Podujevë, dhe ka arrestuar dy persona.

Përmes një njoftimi, PK ka bërë të ditur se me armët janë sekuestruar edhe tre karikatorë dhe 35 fishekë.

Tutje Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sekuestrimi i armëve është bërë me urdhër të prokurorit dhe Gjyqtarit të procedurës paraprake, në vendbanimet e personave të dyshuar, një ditë pas raportimit për të dhëna me armë në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Njoftimi i plotë:

Sekuestrohen tri armë zjarri dhe municion në Podujevë

Sot nga zyrtarët policor të Podujevës, janë shoqëruar në stacion policor, dy persona dhe janë sekuestruar:

- tri armë zjarri,

-tre karikatorë dhe

- 35 fishekë

Sekuestrimi i armëve është bërë pas kontrollit të kryer me urdhër të prokurorit dhe Gjyqtarit të procedurës paraprake, të vendbanimit të personave të dyshuar, një ditë pas raportimit për të shtëna me armë (në ajër), në rrugën "Zahir Pajaziti" në Podujevë.

Ndaj personave të dyshuar janë iniciuar raste për përdorim të armës dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve.

Lajme të ngjashme