Krasniqi: Kurti s’mund të flasë për dy kryetarët e PDK-së që janë në veri - NACIONALE

Krasniqi: Kurti s’mund të flasë për dy kryetarët e PDK-së që janë në veri

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se veprimi i kryeministri Albin Kurti në veri ka qenë veprim i izoluar dhe pa konsultuar.

Krasniqi në një lidhje drektë në Tv Klan ka akuzuar Kurti për situatën që po ndodh në veri të Kosovës.

“Nuk është ndonjë befasi sepse ajo që ka definuar z.Kurti në çdo hap të trajektoret së tij politike, ka qenë një veprim i izoluar pa konsultuar. Nuk befasohem që ai nuk konsultohet me z.Rama apo me z.Grubi sepse ai nuk është konsultar as me partnerët kryesorë të Kosovës. Z.Kurti nuk ka legjitimitet që të shkatërrojë raportet e Kosovës me partnerët ndërkombëtar. Prandaj nuk mund të fshihet pas numrave sepse në jetën e përditshme ka një dështim drastik, në ekonomi, arsim. Veprimet e fundit kanë tejkaluar çdo limit përkundër që nuk janë të reja”.

Krasniqi ka folur edhe për kryetarët e Zubin Potokut dhe Zveçanit, të cilët janë nga radhët e partisë së tij, ku ka thënë se ata janë duke e ushtruar detyrën e tyre në ambiente të tjera.

Kryetarët e PDK në Zubin Potok dhe Zveçan, duke pasur parasysh përshkallëzimin e situatës, kanë vazhduar punën në zyra të tjera komunale por jo në zyrat e qytetit”.

Duke folur për situatën në veri të vendit, Krasniqi ka thënë se Kurti nuk mund të flasë në emër të dy kryetarëve që janë nga PDK-ja.

Ka një mënyrë që duhet të respektohen ligjet për të pasur zgjedhje të reja. Shpallja e zgjedhjeve ka qenë pasojë e gabimeve të Albin Kurtit, shtyrja ka qenë antikushtetuese. Albin Kurti nuk mund të flasë në emër të dy kryetarëve që vijnë nga radhët e PDK-së.” – ka thënë Krasniqi ndër të tjera.

Lajme të ngjashme