Policia e Kosovës pyetet si arriti Policia e Serbisë të futej në territorin e Kosovës, përgjigja s'është bindëse - NACIONALE

Policia e Kosovës pyetet si arriti Policia e Serbisë të futej në territorin e Kosovës, përgjigja s'është bindëse

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës aktualisht po mban konferencë për media, pas dyshimeve se tre zyrtarë policorë janë kidnapuar nga Policia e Serbisë.

Njëra prej pyetjeve që iu bë zëdhënësit të Policisë, Baki Kelani, nga gazetarët, ishte edhe ajo se si arritën policia serbe të hynë në territorin e Kosovës.

Ai ka thënë se ka pasur informacione në baza ditore, se xhandarmëria serbe është ekspozuar shpesh në vijën kufitare të Kosovës.

“Sa i përket çështjes, kemi pasë informacione, por ju e dini që informacione të kësaj natyre ka pasë të shfaqura në baza ditore, qoftë edhe prej xhandarmërisë serbë që kanë dalë shpesh janë ekspozuar shpesh në vijën kufitare, përfshrië helikopterë e mjete të ndryshme që Serbia ka përdorë në afërsi të territorit të Kosovës, të gjitha këto informacione janë shkëmby dhe janë nda me partnerë tanë si KFOR-i.” – tha ai.

Kelani tutje ka bërë të ditur se të gjitha veprimet po koordinohen me partnerët ndërkombëtarë, duke iu bërë thirrje që të bëjnë trysni ndaj Serbisë që zyrtarët policorë kosovarë të kthehen të familjet e tyre.

“KFOR-i është njoftu, jemi duke koordinu të gjitha aktivitetet me ta, janë duke kryer ekzaminime në terren, kemi njoftu të gjithë mekanizmat ndërkombëtarë që të bëhet trysni që zyrtarët tanë të kthehen në policinë e Kosovës, te fëmijët e tyre.” – u shpreh ai.

Lajme të ngjashme