Policia e Kosovës publikon listën e rezultateve të testit me shkrim të kandidatëve për zyrtarë policorë
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shpallur listën e rezultateve të testit me shkrim të kandidatëve për zyrtar policor të cilët iu kanë nënshtruar testit me shkrim.
Sipas njoftimit, aplikantët që kanë shënuar të paktën 70% në provim do të duhet të bëjnë një test të aftësive fizike ndërsa testimi i shkathtësive fizike mbahet me datën 02.03.2023 në ora 10:00 në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) në Vushtrri.
"Policia e Kosovës shpallë listën e rezultateve të testit me shkrim të kandidatëve për zyrtar policor të cilët iu kanë nënshtruar testit me shkrim me datën 20.02.2023.
Kandidatët të cilët kanë arritur rezultatin 70% e më lartë do ti nënshtrohen testit të shkathtësive fizike. Testimi i shkathtësive fizike mbahet me datën 02.03.2023 në ora 10:00 në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) në Vushtrri. Kandidatët duhet të paraqiten dy (2) orë para fillimit të mbajtjes së testit.
Kandidatët nga lista e publikuar, me vete duhet të kenë: Numrin e aplikacionit (shih listat e shpallura), Letërnjoftimin dhe Veshje sportive." - thuhet në njoftim.