Policia e Kosovës publikon dokumentin e falsifikuar që dikush e dërgonte në emrin saj - NACIONALE

Policia e Kosovës publikon dokumentin e falsifikuar që dikush e dërgonte në emrin saj

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës përsëri ka njoftuar për punën se dikush falsifikonte e-maila, vula, e po thirret në emër të Policisë, duke pretenduar se ndaj personit që i dërgohet ky e-mail, ka urdhër gjykate dhe duhet të lajmërohet.

Në këtë njoftim, Policia ka publikuar edhe dokumentin e falsifikuar i cili mban vula të ndryshme dhe janë përdorur emra të zyrtarëve të lartë të Policisë së Kosovës.

Edhe kësaj here, Policia ka theksuar se këto dokumente nuk janë zyrtare të policisë "dhe nuk janë lëshuar nga adresat zyrtare të Policisë së Kosovës".

Siç e kemi theksuar në sqarimin e parë, tani edhe në sqarimin e dytë e ri-theksojmë se, në e- mailin dhe dokumentin e falsifikuar, janë përdorur emrat e zyrtarëve të lartë të PK-së dhe logot e ndryshme, por se ri potencojmë se nuk janë dokumente zyrtare, nuk përmbajnë formatin dhe shkrimin zyrtar të PK-së, si dhe nuk janë lëshuar nga adresat zyrtare të Policisë së Kosovës.

Me qëllim që të sqarohet opinioni dhe personat të cilët mund të pranojnë ndonjë e-mail apo dokument të tillë, Policia e Kosovës i bën publike këtë dokument të falsifikuar dhe formën e e-malit po ashtu të falsifikuar, të cilat i gjeni të bashkangjitura, me qëllim që të mos krijoj shqetësime të panevojshme te qytetarët.” – thuhet ndër të tjera në njoftimin e PK-së.

FOTO:

Lajme të ngjashme