Policia e Kosovës me kamerë në trup, nis faza tesutese - NACIONALE

Policia e Kosovës me kamerë në trup, nis faza tesutese

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka filluar me fazën testuese për mbajtjen e kamerave të trupit.

Me anë të një njoftimi në Facebook, Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë filluar me fazën testuese të pilot-projektit për kamerat e trupit.

Sipas Policisë, së pari me kamera në trup janë pajisur zyrtarët policorë nga Njësia për Kontroll të Autostradave, dhe se do të vazhdohet me njësitet tjera.

Pjesë nga njoftimi i Policisë së Kosovës:

Mbështetur në detyrat dhe autorizimet e policisë të parapara me ligj, si dhe me qëllim të rritjes së përgjegjësisë, transparencës dhe llogaridhënies ndaj qytetarëve, e po ashtu rritjes së besimit të qytetarëve ndaj policisë, vite më parë Policia e Kosovës në mbështetje dhe përkrahje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ICITAP dhe INL), kishte filluar pilot- projektin për pajisje të zyrtarëve policorë me kamera të trupit”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Policia e Kosovës përmes projektit të pajisjes së zyrtarëve policorë me kamera të trupit, përveç tjerash ka për qëllim që të argumentojë aktivitetet policore që kryhen gjatë detyrës zyrtare në terren.

Për tu finalizuar si i tillë projekti, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente, fillimisht janë përgatitur dokumentacionet e nevojshme dhe Procedurat Standarde të Operimit, për të arritur tani deri në fazën testuese të përdorimit të kamerave të trupit në terren”, thuhet më tej.

“Me qëllim të informimit të qytetarëve dhe opinionit, Policia e Kosovës njofton se nga sot ka filluar faza testuese e përdorimit të kamerave të trupit nga Njësia për Kontroll të Autostradave, për të vazhduar më pas edhe me njësitë tjera policore”.

“Policia e Kosovës pas fazës testuese, përmes njoftimit zyrtar, apo konferencës zyrtare do të njoftojë opinionin dhe qytetarët, për fillimin zyrtar të përdorimit të kamerave të trupit, përfshirë edhe dhënien e informacioneve më të detajuara të këtij projekti”.

Lajme të ngjashme