Policia e Kosovës lejon qarkullimin transit të boksierëve serb përmes Kosovës, për në Maqedoninë e Veriut - NACIONALE

Policia e Kosovës lejon qarkullimin transit të boksierëve serb përmes Kosovës, për në Maqedoninë e Veriut

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka bër të ditur se në pikën kufitare Bërnnjak, është paraqitur një klub i boksierëve nga Novi Pazari, të cilët me kombi bus kanë kërkuar të kalojnë transit përmes Republikës së Kosovës, për në Maqedoni të Veriut.

Sipas njoftimit të Policisë, të njejtit kanë plotësuar të gjitha kushtet, me dokumentacione, dhe u është lejuar të qarkullojnë.

E plotë:

“Sot, në pikën kufitare në Bërnjak, është paraqitur një klub i boksierëve nga Novi Pazari, të cilët me mjetin e tyre kombi bus kanë kërkuar të kalojnë transit përmes Republikës së Kosovës (RKS), për të marrë pjesë në turneun regjional në Maqedoni të Veriut, duke marrë parasysh se personat në fjalë i kanë plotësuar kushtet (me dokumentacion)për kalim të kufirit shtetëror, nga të cilët kanë qenë të ftuar për garën sportive të boksit.

Autoritetet kompetente të RKS-së, pas shqyrtimit dhe trajtimit të lëvizjes transite përmes Republikës së Kosovës drejt Maqedonisë së Veriut, të njëjtëve u kanë mundësuar/lejuar qarkullimin transit.”

Lajme të ngjashme