Policia e Kosovës e vazhdon operacionin ‘Guri”, arreston gjashtë persona dhe konfiskon 12 kg substancë narkotike - NACIONALE

Policia e Kosovës e vazhdon operacionin ‘Guri”, arreston gjashtë persona dhe konfiskon 12 kg substancë narkotike

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Janë arrestuar gjashtë persona si dhe janë konfirmuar rreth 12 kilogramë substancë narkotike, që dyshohet të jenë marihuanë, në 11 lokacione të ndryshe.

Policia e Kosovës ka njoftuar edhe sot ka vazhduar operacioni policor “Guri”, të cilin e kishin realizuar më 30 mars, 5 prill dhe 4 maj dhe kishin konfiskuar 36 kg marihuanë dhe ishin arrestuar tre të dyshuar.

PK ka bërë të ditur se sot kanë konfiskuar 3 mijë e 467 euro, 12 mijë e 700 lekë dhe tri vetura.

Sot, më 12.05.2023, në vazhdën e zhvillimit të operacionit policor ‘Guri’, i zhvilluar në koordinim me organet e drejtësisë (prokurorinë), janë kontrolluar 11 lokacione, ku si provë materiale janë gjetur dhe konfiskuar rreth 12 kg substancë narkotike (dyshohet të jetë marihuanë), 3467 euro, 12.700 lekë (paratë dyshohet janë përfituara nga vepra penale) dhe tri vetura me të cilat është bërë bartja e lëndës narkotike.” – thuhet në njoftim.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës është bërë e ditur se njëri nga të dyshuarit ka tentuar të ik duke kërcyer nga një lartësi e një shtëpi, kështu duke pësuar lëndime trupore.

Vlen të ceket se gjatë kontrolleve, në njërin nga lokacionet, një i dyshuar, në tentim për të ikur ka kërcyer nga një lartësi e shtëpisë dhe ka pësuar lëndime. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor.” – thuhet ndër të tjera në njoftim.

Policia e Kosovës duke iu referuar tri operacioneve më të hershme dhe operacionin e zhvilluar sot, ka njoftuar se gjithsej janë konfiskuar rreth 48 kg substancë, dyshohet të jetë e llojit marihuanë vlera e të cilës është rreth 70 mijë euro, janë arrestuar nëntë të dyshuar të cilët dyshohet se kanë vepruar si grup kriminal që është marrë me ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’.

Lajme të ngjashme