Policia e Kosovës demanton raportimet e mediave serbe se do të ketë arrestime në Zveçan - NACIONALE

Policia e Kosovës demanton raportimet e mediave serbe se do të ketë arrestime në Zveçan

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka demantuar raportimet e mediave serbe se “po tentohen të bëhen arrestime të reja në Zveçan”.

Në një përgjigje për Nacionalen, zëdhënësi për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani, ka thënë se ka një veturë të dyshimtë me material brenda.

“Nuk ka. E kemi një veturë të dyshimtë, që dyshohet për material të dyshimtë brenda.” – ka deklaruar ai.

Ndërkohë, mediat serbe i kanë dhënë bujë një lajmi se policia e Kosovës po tenton të bëjë arrestime të tjera.

Madje, në këto raportime pretnedohej se “papritur, disa vetura u panë me njësi speciale dhe morën pozicionet përreth ndërtesave”.


Lajme të ngjashme