Policia e Kosovës del me komunikatë: Gjendja në veri e brishtë, por e qetë - NACIONALE

Policia e Kosovës del me komunikatë: Gjendja në veri e brishtë, por e qetë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka dalur me një komunikatë përmedia rreth gjendjes në veriun e vendit.

Aty thuhet se për momentin gjendja është e brishtë, por e qetë.

Policia e Kosovës ka theksuar se përshkallëzimi në dhunë gjatë ditës së djeshme, ka degraduar deri në rrezik për jetë të personave dhe zyrtarëve të sigurisë.

Njoftimi:

Referuar rrethanave dhe zhvillimeve të ndodhura dje (29.05.2023), ku protestues, individë/grupe kriminale, me dhunën ekstreme të shfaqur, kanë bërë që situata në aspektin e sigurisë në veri të vendit të përshkallëzohet dhe të degradojë deri në rrezikim të jetës së njerëzve, përfshirë jetën e zyrtarëve të institucioneve të sigurisë.

Protestat në tri komunat në veri të vendit Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan po vazhdojnë edhe sot pranë objekteve komunale, situata aktualisht vlerësohet të jetë e brishtë, por e qetë.

Policia e Kosovës, sipas detyrës zyrtare, po vazhdon me angazhime në ofrimin e sigurisë dhe mbarëvajtjen e protestave, si dhe po bashkëpunon/koordinon aktivitetet me KFOR-in dhe institucionet relevante. Njëkohësisht njësitet policore janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore lidhur me rastet dhe zhvillimet e djeshme.

Policia e Kosovës edhe sot fton qytetarët për qetësi dhe të mos bien pre e thirrjeve për protestë të dhunshme dhe provokime të çfarëdo natyre qofshin ato.

Lajme të ngjashme